KAÇELI Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Shkodër. U internua për motive politike. Më 20 tetor 1992, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Shkodra në rrethin e Tepelenës dhe të Lushnjës, prej datës 10 tetor 1948 deri më 20 shkurt të vitit 1960. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 228-299.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]