KABA Artur
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1978, në Savër të Lushnjës. U dëbua për motive politike. Më 25 dhjetor 1992, me vendim nr. 19, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Dibra në Savër, prej datëlindjes deri më 30 shtator të vitit 1991. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, Fl. 113-114.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]