(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1934, në Shkodër. Më 26 mars 1957, me vendim nr. 42, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes» dhe e dënoi me 4 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. Më 23 korrik 1958, me vendim nr. 71, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 257-258.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]