KABELLO Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1941, në Vlorë. Më 21 tetor 1960, me vendim nr. 137, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 12 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 268-269; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 128.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]