KABOÇI Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1929, në Nimçë. U internua për motive politike. Më 15 shkurt 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimi nga rrethi Kukës në rrethin e Tepelenës prej datës 26 prill 1949 deri më 26 prill 1952. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 78-79.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]