KACELI Jonuz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Tiranë. Tregtar. Gjatë luftës ndihmoi forcat partizane, por u zhgënjye shpejt. Më 1948, familjen e tij e dëbuan nga shtëpia. Emri i tij ishte në listat e njerëzve që do të pushkatoheshin nga Sigurimi, u arrestua më 20 shkurt 1951. Në hetuesi e torturuan. U vra në qeli, nga oficerët e Sigurimit, më 25 shkurt 1951. Më 2 mars 1951, familja e tij u dëbua në Skrapar. Në letrën dërguar nga Tirana Komitetit Ekzekutiv të rrethit Skrapar, thuhej: “Dërgohen në atë qytet të dëbuar nga Tirana familjet e disa reaksionarëve të pushkatuar këto kohët e fundit për aktivitet terrorist kundra Pushtetit Popullor. Këto janë: 1) Familja e Jonus Kacelit. Interesohuni për sistemimin e saj në ndonjë ndërtesë, gjithashtu t’u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës.” Viti 1946, populli ndjek seancën gjyqësore në sheshin para kinemasë. Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, (Tiranë: ASD, 2008), 133-44.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]