KADIASI Përparim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Skrapar. Më 3 tetor 1946, me vendim nr. 26, Gjykata Ushtarake Berat e dënoi «se ka tradhtuar luftën nacionalçlirimtare, ka marrë pjesë në organizatën e Ballit Kombëtar, duke qenë i inkuadruar në bandën tradhtare të Ballit Kombëtar të Abaz Ermenjit», me 30 vjet burg, punë të detyruar dhe konfiskim pasurie. Dënimi iu zbrit në 20 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 291.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]