KADILLI Avdulla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në Bulgarec, Korçë. Arrestuar më 16 gusht 1949. Më 28 prill 1950, me vendim nr. 49, Gjykata Korçë e dënoi për «propagandë kundër pushtetit popullor», me 5 vjet burg. Vdiq në burg, më 1 prill 1952. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 603-604.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]