KADIU Mentaz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1931, në Sul, Devoll. Është internuar për motive politike. Më 29 korrik 1992, me vendim nr. 14, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internim – dëbimit nga Korça në Tepelenë, Berat, Lushnjë, prej 1 tetor 1945 deri më 8 dhjetor 1950. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 60-61.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]