(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1922, në Gjirokastër. Më 17 shtator 1945, me vendim nr. 15, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit» dhe «kriminel lufte, se ka qenë pjesëtar i Organizatës së B. Kombëtar në Korçë dhe më vonë është lidhur me kriminelin Besim Belishovën e bandën e tij dhe ka qenë informator duke gjurmuar elementet e Luftës Nac. Çl» dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave qytetare-politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Në bazë të nenit 51 të ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946, mbi D. P. P., dënimi iu kthye në 10 vjet privim lirie me punë të detyruar. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 352-353.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit