KAFAZI Hysen Rustem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1916, në Matohasanaj, Tepelenë. Më 1 shkurt 1994, me vendim nr. 56, Gjykata e Tepelenës njohu faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike nga forcat e diktaturës komuniste më 18 janar të vitit 1944. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 41-43; Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]