KAFEXHIU (beshiri) Xhevahir

KAFEXHIU (beshiri) Xhevahir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Berat. Më 31 dhjetor 1947, me vendim nr. 554, Gjykata ushtarake e Elbasanit e dënoi «se ka qenë një nga iniciatorët e krijimit të Ballit Kombëtar dhe më vonë të Bashkimit Shqiptar, ka marrë pjesë në mbledhje ku janë marrë vendime, ka qenë i lidhur me agjentët e anglo-amerikanëve, të cilëve u ka dhënë informata me karakter ushtarak-politikekonomik, ka pasur lidhje me kriminelët», me burg të përjetshëm, humbjen e të drejtave civile dhe politike për 5 vjet dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 327.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]