(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1905, në Berat. Më 4 prill 1946, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimin e sabotimit dhe abuzime me detyrën » dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave qytetare politike për aq kohë. Më 18 gusht 1955, me vendim nr. 45, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës për arratisjes» dhe e dënoi me vdekje , pushkatim, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet, për «krimin e agjitacion e propagandës» me 10 vjet, për «krimin e përvetësimit të pasurisë socialiste» me vdekje , pushkatim. Përfundimisht është dënuar me vdekje , pushkatim konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Me dekret të P.K.P më 4 tetor, me vendim nr. 2082 dënimi i kthehet në 25 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 146-147-148; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 76.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit