KAJMAKU Përparim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Qafzezë, Korçë. Më 9 janar 1947, me vendim nr. 9, Gjykata Ushtarake Tiranë, e dënoi për «propagandë kundër pushtetit popullor, ka dezertuar nga radhët e ushtrisë dhe për zbarkimin e anglo-amerikanëve në bazë», me 5 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike baras me kohën e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 610.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]