KALAJA Gëzim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 9 shkurt të vitit 1936, në Durrës. U internua për motive politike. Më 13 qershor 1992, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethit i Tiranës në rrethin e Krujës prej vitit 1947 deri në vitin 1955. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 173-174.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]