KALAJA Hysni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 7 shtator të vitit 1920. U arrestua më 24 prill 1947, dhe më 23 dhjetor të po atij viti, me vendim nr. 514, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor» dhe se «ka strehuar e furnizuar kriminelët e arratisur» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile politike baraz me kohën e ndëshkimit. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]