KALAJA Sabrie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1946, në Tiranë. U internua për motive politike. Më 27 maj 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Tiranës në rrethin e Beratit prej vitit 1946 deri në vitin 1947. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 187-188.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]