(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Macukull, Mat. Më 1945, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si «kriminel lufte dhe armik populli» me burgim të përjetshëm dhe konfiskim pasurie. Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Nacional Çlirimtar të Prefekturës së Tiranës urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së tij, një shtëpi në rrugën Arkitekt Sinani si dhe një truell prej 100m2 në lagjen Abdullah Bej. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 297; Gazeta Zyrtare, nr.6, 29 mars 1945, f. 6.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]