KALEMI Myftar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1887, në Elbasan. Më 10 maj 1951, Gjykata Territoriale Ushtarake e Korçës e dënoi «për strehim dhe furnizim të diversantëve», me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 191-192.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]