KALLÇISHTA Esat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909, në Bllatë e Poshtme, Dibër. Arrestuar më 12 korrik 1946. Më 21 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi si «sabotator pushteti», me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave baras me kohën e ndëshkimit. Vdiq në burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 335-336/ 422- 423.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]