KALLDANI Mustafa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Shënkoll, Tiranë. U arrestua më 10 qershor 1945, dhe më 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e bashkëpunimit me aparatin terrorist të okupatorit, ka tradhtuar dhe penguar luftën e popullit shqiptar » dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave elektorale dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 264-265.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]