KALO Gjyslym
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Gjirokastrër. Më 27 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «kriminel lufte, nxitës dhe bashkëpunëtor me elementët e Ballit Kombëtar, e sidomos me Ismail Golemin, Ajdin Maton, Herges Aliun, për arrestime, vrasje, plaçkitje, dhe internime, nxitës dhe i implikuar në vrasjen e të burgosurve në Kalanë e qytetit [Gjirokastrës]», me 15 vjet burg, dhe humbjen e të drejtës qytetare e politike. Dënimi iu zbrit në 5 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 750.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]