KALOSHI Fehmi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1937, në Sinë, Dibër. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 28, më 18 prill 1994, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Dibra në Berat, prej 1 gusht 1945 deri më 25 korrik 1949. Babai, Selim Kaloshi [shih], është pushkatuar për motive politike dhe cilësuar kulak. Shtëpia iu është djegur nga komunistët dhe pasuria e konfiskuar. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 407-408.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]