KAMBERAJ Beço
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Vlorë. Më 11 shtator 1946, me vendim nr. 82, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor si «kriminel lufte, pjesmarrës në Organizatën e Ballit Kombëtar duke luftuar kundër Ushtrisë Nacional çlirimtare » dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave politike dhe konfiskimin e pasurisë. Më 1 tetor 1950, me vendim nr. 38, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës për arratisje» dhe e dënoi me 15 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 15, Fl. 383-384.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]