KAMBERAJ Naile
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910. Është dëbuar për motive politike. Më 29 korrik 1992, me vendim nr. 14, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Fier në Frakull e Madhe (Fier), prej 1 maj 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2015, D. , FL. 30-31.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]