KAMBERAJ Sami
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Hoshtimë, Vlorë. Më 17 nëntor 1936, Gjykata Ushtarake e Vlorës e dënoi se: «gjatë okupacionit fashist ka marrë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar», «në luftime kundër partizanëve», «ka pasur lidhje me grupin e E.K.», «ka qenë anëtar i Komitetit fshatarak, që kishte për qëllim strehimin e të arratisurve», me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike për aq kohë. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 64-65.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]