KAMENIKU Aishe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Berat. Arrestuar më 19 dhjetor 1946. Më 31 mars 1947, me vendim nr. 27, Gjykata Ushtarake e Divizionit të Parë e dënoi se «si përgjegjëse të një grupi grash ka bërë mbledhje të përhershme në shtëpinë e saj [ku] ka propaganduar parulla të ndryshme reaksionare kundër pushtetit popullor etj.» me 4 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 346.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]