(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1918, në fshatin Nivicë të Sarandës. U arrestua më 22 mars 1948, dhe më 4 qershor të po atij viti, me vendim nr. 27, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «arratisje jashtë vendit» dhe e dënoi me 4 vjet burg. Me dekret 819, datë 27 prill 1949, u fal dhe u lirua më 28 prill 1949. U arrestua sërish më 12 mars 1976, dhe më 11 maj të po atij viti, me vendim nr. 69, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 6 vjet burg. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 96-97.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]