KAPEDANI Ilo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1907, në Zvirim të Bilishtit. U arrestua më 10 shkurt 1953, dhe më 21 shkurt të po atij viti, me vendim nr. 18, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», «për pjesëmarrje në grup kundra pushtetit» dhe «për agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale. U lirua më 2 dhjetor të vitit 1963. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 428-429.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]