KAPLLANI Jaçe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1915, në fshatin Verzhezhë të Skraparit. U arrestua më 8 prill 1945, dhe më 16 korrik të po atij viti, me vendim nr. 59, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor «si organizator dhe pjesëtar i një organizate antipopullore e disfatiste në ushtri për rrëzimin e qeverisë dhe shkatërrimin e ushtrisë kombëtare shqiptare» dhe e dënoi me 20 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave civile-politike. U arrestua sërish më 27 nëntor 1970, dhe më 19 maj 1971, me vendim nr. 12, Gjykata e Rrethit të Skraparit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Vdiq në burg, më 17 shkurt të vitit 1973. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 327.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]