(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1902, në Vërzhezhë, Berat. Më 22 maj 1945 është dënuar si «kriminel lufte dhe armik i popullit; ka kryer këto faje: me okupimin e Shqipërisë prej fashizmit, ka marrë drejtimin e Sekretariatit Politik të Partisë Fashiste për Skraparin, duke propaganduar, ka mobilizuar dhe rekrutuar milicë, të cilët më vonë i ka hedhur në luftë kundër çetave nacionalçlirimtare; me daljen e Ballit në skenë, lidhet me këtë, ka marrë pjesë si komandant në shumë operacione, ka udhëhequr gjermanët në operacionin e Skraparit, ka kryer vrasje, djegie, grabitje. Ka bashkëpunuar me gjermanët edhe si informator dhe në operacionin e janarit 1943 ka qenë udhëheqës i fuqive naziste për Skraparin, ku u masakruan 114 veta nga simpatizuesit e luftës nac. çl.», me vdekje dhe konfiskim pasurie. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 351; Agim T. Cfiri (përmbledhës) Tefik Cfiri, Testamenti, (Tiranë: Lumo Skëndo, 2004), 216.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit