(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 15 tetor të vitit 1913, në Kolonjë. Më 14 shtator 1946, me vendim nr. 264, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor se «ka organizuar mbledhje të ndryshme me qëllim për të përmbysur pushtetin popullor» dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie për jetë, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. Më 1951, Gjykata Territoriale e Korçës e dënoi për «pjesëmarrje në organizatat tradhtare» dhe për «agjitacion e propagandë», me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. U arrestua sërish më 1968, dhe më 13 mars të po atij viti, me vendim nr. 3, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 465-466; AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, f. 793-794.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit