KAPTELLI Servet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913, në Shëmberdhej, Gramsh. Më 1 gusht 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e dënoi se «ka bashkëpunuar me diversantët», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Po me këtë vendim u dënua për «tentativë arratisje». Përfundimisht, u dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 30 qershor 1956, dënimi iu zbrit në 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 640-641.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]