KAPURANI Leonidha
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Ersekë. Arrestuar më 15 maj 1951. Më 9 tetor 1951, me vendim nr. 65, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «agjitacion e propagandë, strehim dhe furnizim diversantësh», me 6 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 495.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]