(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1909, në Velçë, Vlorë. Më 25 tetor 1945, me vendim nr. 5, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e pjesëmarrjes si ushtar i vendosur në organizatën tradhtare të Ballit Kombëtar dhe se ka luftuar kundër njësive partizane» dhe e dënoi me 5 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 3-4.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]