(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1927, në Gjirokastër. Më 3 shtator 1945, me vendim nr. 138, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 5 vjet burg, prej të cilëve 2 vjet me punë të detyruar, dhe humbjen e të drejtave qytetare-politike për 2 vjet kohë. Në bazë të amnistisë datë 28 nëntor 1945 të K. A. N. Çl., dënimi iu zbritet në 2 vjet burg. Sipas Dekretit nr. 173 datë 12 shtator 1946 të Presidiumit të Kuvendit Popullor u lirua nga burgu më 15 shtator të vitit 1946. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 88-89.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]