KARAGJOZI Sheraf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1891, në Gjirokastër. Më 10 dhjetor 1947, Gjykatës Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «pjesëmarrje në Ballin Kombëtar», dhe «më vonë në një organizatë tradhtare» dhe «ka bërë agjitacion e propagandë», kundër pushtetit popullor, me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 495-496.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]