KARAJ Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1920, në Tiranë. Më 6 shtator 1951, me vendim nr. 253, Gjykata Uhstarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit» dhe e dënoi me 6 muaj e 16 ditë privim lirie me punë të detyruar. Më 20 tetor 1956, me vendim nr. 63, Gjykata e Qarkut të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 3 vjet burg. U amnistua me dekret nr. 254, datë 27 nëntor 1957. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 165-166.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]