KARAJ Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Rrajcë, Librazhd. Arrestuar më 2 prill 1975. Më 1 nëntor 1975, Gjykata e Librazhdit dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 8 vjet burg. Liruar më 28 tetor 1982. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 175-176.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]