KARAJANI Ilia
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1901, në Poliçan, Gjirokastër. Arrestuar më 3 shtator 1950. Më 18 prill 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «veprimtari armiqësore kundër popullit dhe shtetit», me 20 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 504-505.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]