KARAMETA Mynever
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1932, në Korçë. Është internuar për motive politike. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internim- dëbimit nga Korça në Fier, prej 1951 deri më 30 shtator 1991; nga këto pesë vjetë janë internim, prej 1951 deri më 30 dhjetor 1956. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 20-21.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]