KARBUNARA Sheh Ibrahim

KARBUNARA Sheh Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik halevitan dhe veprimtar politik. U lind në fshatin Karbunarë të Lushnjës, në vitin 1879. Mësimet e mesme i mori në medresenë e Beratit, kurse të lartat në Stamboll. Sapo u kthye në teqenë e tij në Karbunarë (1909), autoritetet turke e internuan në Peqin si «turbullues të miletit». Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjës dhe, si delegat i vendit mikëpritës, i hapi punimet e tij. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, u largua në Bari të Italisë, prej nga u kthye në qershor të vitit 1939. Pas luftës, në zgjedhjet e dhjetorit 1945, u zgjodh deputet i rrethit të Lushnjës. U pushkatua me grupin e deputetëve, më 1947. 100 personalitete shqiptare të kulturës islame, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Tiranë, 2012, f. 91-92; AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 225.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]