KARKASHINA Theodhos
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1965, në Vagalat të Tepelenës. U arrestua më 28 shkurt 1988, dhe më 21 prill të po atij viti, me vendim nr. 19, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes së mbetur në tentativë» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 8 vjet e 6 muaj burg. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 187-188.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]