(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1933, në Berat. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 24, më 18 qershor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Kavaja në Rrogozhinë, prej 30 janar 1951 deri më 30 shtator 1991. I ati, Liman Karruli, u arratis më 1944 si nacionalist antikomunist. Sipas të birit, ai u helmua nga Sigurimi i Shtetit më 1950, dhe vdiq në Damask të Sirisë. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 765-766.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]