KASA Avdulla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1907, në Homeraj, Librazhd. Arrestuar më 17 gusht 1946. Më 26 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi si «strehues dhe furnizues i kriminelëve të arratisur», me 7 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave politike për kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 757-758.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]