KASA Faik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1941, në Gurëshpat, Librazhd. Është dëbuar për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Librazhdi në Tepelenë, prej 5 maj 1949 deri më 29 nëntor 1953. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 414-415.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]