KASA Faslli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916. Më 22 maj 1993, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike më 18 dhjetor 1943, në Ramicë. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl.315-316; Gazeta 55, 18 nëntor 2014, 17; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 113.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]