KASA Haki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Greqi. Më 1950, Gjykata e Lartë e dënoi për «pjesëmarrje në grup antipushtet», «agjitacion e propagandë», dhe «mbledhje ndihmash për të burgosur politik», me 10 vjet burg. Më 10 gusht 1954, Gjykata e Lartë e dënoi për «pjesëmarrje në një organizatë kundër pushtetit popullor», me qëllim arratisjeje në n jë shtet të huaj, me pushkatim. Dënimi iu kthye në 25 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 543-544.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]