KASAPI Nikollaq
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1886, në Leskovik. Më 27 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi se «ka formuar Organizatën politike: Komiteti i Bashkimit Kombëtar në Leskovik», me 30 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtave politike baras me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 811-812.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]