KASHARA Kristo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1915, në fshatin Lefterehor të Sarandës. Më 30 korrik 1946, me vendim nr. 39, Gjykata Ushtarake e Gjiroksatrës e deklaroi fajtor «se është kapur nga organet e Sigurimit të Shtetit, në kohën që do të arratisje në Greqi» dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit. Mbështetur në nenin 51/I të ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946 mbi D.P.P., dënimi iu kthye në 5 vjet privim lirie me punë të detyruar. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 426-427.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]